Kreu i lëvizjes libaneze “Lëvizja për të ardhmen” Siniora kërkoi që lëvizja Hezbollah të pushojë me luftimet e saj dhe ndihmën e dhënë regjimit të Asadit.
Në një pres konferencë Siniora akuzoi se “Hezbollahu është shndërruar në instrument të regjimit të Asadit duke vrarë njerëzit e vet”, duke shtuar “Kërkojmë nga Hezbollahu që të pushojë me aksionet militante në Siri, të kthehen në shtëpitë e tyre kështu të heqin dorë nga zjarri i nxitur në rajon”, përcjell albtime.
“Gjendja aktuale është tragjike. Përshkak se jemi dëshmitar të intervenimit të Hezbollahut në Luftën qytetare në Siri duke ndihmuar regjimit në vrasjen e njerëzve të vet”, shtohet në këtë reagim.
Ai në qëndrimin e tij kërkon nga forcat ushtarake të Libanit që të pozicionohen në kufirin me Sirinë duke parandaluar depërtimin e armëve në Liban, duke pohuar se Hezbollahu është bërë pjese e sistemit militar të Iranit./albtime/kohaislame