2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Hetuesit në Siri digjnin mishin tim me cigare”

Më të lexuarat

Një adoleshent sirian i burgosur nga regjimi i Bashar al-Assadit gjoja për postimet e tij në rrjetet sociale, ka kujtime të hidhura të torturës dhe abuzimit ndaj të cilave u ekspozua në qendrat e hetimit.

I riu me iniciale E.H., i cili nuk dëshiron të identifikohet, u arrestua në Halep përderisa ishte nxënës i shkollës së mesme. Ai u akuzua për menaxhimin e aktiviteteve në rrjetet sociale për Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS).

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), E.H. i cili tani është 19-vjeçar, rikujton torturën çnjerëzore dhe mizoritë të cilat i përjetoi gjatë qëndrimin prej një vit e gjysmë në qendra të ndryshme të paraburgimit në Halep dhe Damask.

Si shumë të burgosur tjerë, E.H. po ashtu u rrah me brutalitet, pa ndonjë sqarim. “Ata më rrëzuan për toke, më hoqën rrobat dhe më rrahën brutalisht, derisa humba vetëdijen. Ata nuk parashtruan ndonjë pyetje”, tha ai.

Ai tha se torturat e vazhdueshme ia kanë thyer këmbët. Ai ishte varur me kokën poshtë dhe ishte mbajtur në këtë pozitë me orë të tëra. Gjithashtu, ai ishte mbajtur në izolim për pesë muaj.

“Hetuesit vendosnin cigare të ndezura në mishin tim”, thotë E.H.

Ai u lirua pasi familja e tij pagoi një shumë të madhe të parave për ta shpëtuar. Menjëherë pasi doli nga burgu, para tre muajve, ai u strehua në Turqi.

Kriza humanitare në Siri

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, përderisa gratë dhe fëmijët vazhdojnë të mbajnë barrën e plotë të konfliktit.

Sipas organizatës joqeveritare Lëvizja Ndërkombëtare e Ndërgjegjes, mbi 13.500 gra u burgosën nga fillimi i luftës civile, përderisa më shumë se 7.000 gra ende gjenden në burgim, ku përballen me tortura, përdhunime dhe dhunë seksuale./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit