1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Hetues i Policisë, hetohet për falsifikim

Më të lexuarat

Policia e Kosovës po heton për mashtrim një zyrtar të vet. Hetuesi i krimeve ekonomike, Nexhat Pireva, jo vetëm që është pranuar kundërligjshëm në Policinë e Kosovës, më 2003, por ndërkohë ka arritur të avancohet deri në pozitën e hetuesit të krimeve në Departamentin e Krimeve Ekonomike.
Ai dyshohet se në Polici është futur edhe nëpërmjet falsifikimit. Emri i babait të tij i shkruar në raportin që Policia dhe UNMIK-ut e kishte bërë më datën 28 maj 2001, dokument ky që e posedon gazeta, ndryshon nga ai që është shkruar në Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan, rreth një muaj më vonë, shkruan Koha Ditore.
 
Nga Avdyl emri është bërë Avdi, përcjell koha.net. Ndërkohë, në Aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit, emri i babait të tij është shënuar Avdullah. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit