Gjyqtarët francezë që po hetojnë vdekjen e udhëheqësit palestinez Jaser Arafat do të udhëtojnë në Ramallah për të hetuar dyshimet se ai vdiq nga helmimi.
Familja e tij beson se Arafat u helmua me polonium-210, një element radioaktiv, gjë që i shkaktoi vdekjen në një spital ushtarak pranë Parisit në vitin 2004.
Gjyqtarët francezë hapën një hetim për vrasje muajin e kaluar.
Magjistratët hetues do të kërkojnë të zhvarrosin trupin e tij për të marrë mostrat për testim.
E veja e Arafatit, Suha, i kërkoi Autoritetit Palestinez dhe Ligës Arabe të bashkëpunojnë me hetimet e sistemit francez të drejtësisë.
Të dhënat mjekësore të Arafat treguan se ai pësoi një goditje nga një çrregullim i gjakut, por sipas shkencëtarëve zviceranë të angazhuar nga ekipi i një dokumentari televiziv, në disa nga sendet e tij janë zbuluar gjurmë të poloniumit, moment ky ku e patën zanafillën edhe hetimet.tch/kohaislame