STAMBOLL (AA) – Pjesëtarët e policisë me urdhër të Prokurorisë në Stamboll për shkak të anëtarësimit në organizatën terroriste FETO arrestuan ish-futbollistin Zafer Biryol, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria lëshoi urdhër për arrestimin e Biryol pasi u vërtetua se ka përdorur sistemin “ByLock”, sistem i koduar komunikimi të cilin e kanë përdorur anëtarët e organizatës terroriste FETO.
Biryol, është transferuar në godinën e policisë dhe dyshohet për anëtarësim në organizatë terroriste.
Gjatë karrierës futbollistike, Biryol ka mbajtur fanellat e ekipeve Goztepe, Konyaspor, Fenerbahçe, Caykur Rizespor, Bursaspor dhe Mesin Idmanyurd.