Burimet nga mediat turke bëjnë të ditur se për asistenten e një universiteti privat në Izmir e cila u arrestua para disa jave në kuadër të hetimeve kundër FETO-s, është kërkohet për 15 vjet burg.
Z.B (27) me origjinë nga Kosova, është arrestuar para disa jave, ajo akuzohet nga vepra penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’ , transmeton Gazeta e Re.
Sipas e përditshmes turke ‘Milliyet’, Prokuroria e Izmirit lëshoi urdhër për arrestimin e Z.B pasi u vërtetua se ka përdorur sistemin “ByLock”, sistem i koduar komunikimi të cilin e kanë përdorur anëtarët e organizatës terroriste FETO.
Zbulohet se ajo përmes kësaj programi kishte shkrepur me qindra mesazhe me pjesëtarët e tjerë të kësaj organizate.
Ndryshe, FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në Pensilvanja të SHBA-s, Fetullah Gylen, orkestruan tentativën e grushtit të shtetit në Korrik të vitit 2016, që martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë. FETO gjithashtu qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ato të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.