-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hetime përmes Facebook-ut

Më të lexuarat

Hetimi përmes Facebook-ut kritikohet për shkak të problemit për mbrojtjen e të dhënave personale por edhe se ka edhe rrezik linçimi.

“Të dashur mbështetës të hetimeve,” me këto fjalë fillon çdo mesazh, dhe më pas paraqitet vepra penale, p.sh.: Grabitje, një vajzë 14-vjeçare është zhdukur apo kërkohen dëshmitarë për një aksident automobilisitk. “Për informacion kontaktoni Shërbimin Qendror për Krimet.” Sapo një lajm i tillë postohet në Facebook, ai përhapet 400 herë në rrjetet sociale. Këtë praktikë që aplikohet që prej vitit 2012 në landin e Saksonisë së Poshtme senatori për Punët e Brendshme i Hamburgut do t’ua rekomandojë edhe landeve të tjera. Mendimet e ministrave të Brendshëm të landeve të tjera në lidhje me përdorimin e Facebook-ut për hetime janë të ndara.

Hetim përmes Facebook-ut
Përndjekja e kriminelëve përmes rrjeteve sociale aplikohet veç Saksonisë së Poshtme edhe në Hesen dhe Meklenburg-Vorpommern. Faqja “Polizei Niedersachsen Fahndung” ndiqet nga 17.500 vetë, të cilët kur jepen njoftime fillojnë të hetojnë me zell dhe madje edhe të japin informacione konkrete. Uwe Schwellnus, zëdhënës i Entit për Luftimin e Kriminalitetit në Saksoninë së Poshtme thotë për Deutsche Wellen, se ky “është një model absolut suksesi. Duke ju bërë të njohur shpejt një rrethi të madh njerëzish në lidhje me keqbërësit vijnë të dhëna nga popullsia.” Deri tani janë postuar në Facebook 160 raste, por se në sa prej tyre kanë ardhur informacione të vlefshme, kjo nuk dihet.

Sikurse në rastin e gazetave dhe të radios, thirrja për ndihmë dhe informacione që i bën policia popullsisë duhet të miratohet fillimisht prej prokurorisë. Përmes Facebook-ut synohen të arrihen rrethe të tjera qytetarësh, sidomos të rinjtë që nuk i konsumojnë shumë mediat klasike, si gazetën apo radion.

Problem mbrojtja e të dhënave personale
Problem përbën fakti se sipas ligjit penal gjerman ofruesit privatë nuk mund të përdoren si ndihmë për përndjekjen penale. Servërat e Facebook-ut janë privatë dhe për më tepër gjenden në SHBA. Pra gjërat që postohen në Facebook nuk mund të fshihen më duke iun referuar ligjit gjerman për mbrotjen e të dhënave personale.

Ndryshe pra nga një poster apo pllkatë ku policia bën thirrje për ndihmë dhe që mund të hiqet nga muri ku është varur në çdo kohë. Nëse një mesazh shpërndahet një herë me Facebook nuk ka më kthim prapa. Këtë e di edhe policia në Saksoninë e Poshtme dhe përdor një strukturë ndihmëse: fotot dhe të dhënat personale nuk publikohen direkt në Facebook, por në serverat e policisë. Me këtë përjashtohet mundësia e përhapjes së pakontrollueshme të tyre, thotë zëdhënësi i policisë dhe pas përfundimit të hetimit, gjithçka fshihet.

Por eksperti për mediat dhe internetin Christian Solmecke, thotë se Facebook-u mund ta tërheqë automatikisht fotografinë prej serverave të policisë dhe se teknika nuk bën në këtë mes dallime se çfarë është e ligjshme dhe çfarë jo.

Rrezik linçimi
Por hetimi përmes Facebook-ut nuk është nën kritikë vetëm për shkak të problemit për mbrojtjen e të dhënave personale. Por edhe sepse në rast se botohet një herë një fotografi apo të dhënat për hetimi, atëhere ato zhvillohen sipas një dinamike individuale dhe mund të përdoren për të linçuar dikë. Policia e Saksonisë e Poshtme thotë se ka pasur edhe raste komentesh fyese, por ato janë shuar menjëherë.
Gjithsesi Facebook-u nuk kontrollohet dot kaq lehtë dhe herë pas here ndodh që persona për të cilët dyshohet janë të pafajshëm. Sikurse qe rasti i një personi që dyshohej se kishte vrarël një vajzë. Në Facebook pati thirrje për vetëgjyqësi, gjë për të cilën vetë drejtësia e shpalli autorin e kësaj thirrjeje fajtor dhe e dënoi.
Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të landeve gjermane nuk janë ende të vendosur nëse përndjekja e keqbërësve përmes internetit duhet të aplikohet në hetime. Kurse përdoruesve të Facebook-ut një gjë e tillë u pëlqen si tregojnë shenjat e shumta “Like!”, kur policia njofton për zgjidhjen e rasteve./dw

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit