Në mjekësi kjo gjendje quhet epistaksis. Shkaktarët janë të ndryshëm. Tek meshkujt zakonisht shfaqet në adoleshencë kurse tek femrat gjatë menstruacioneve . Edhe tensioni i lartë është një shaktar kryesor.
Hemoragjitë që shfaqen tek të rinjtë dhe që ndalojnë lehtë së rrjedhuri nuk kanë ndonjë gjë për tu preokupuar. Hemoragjitë e shfaqura nga tensioni i lartë rreth të dyzetave janë më të vështira për tu ndaluar.
Gjëja e parë që mund të bëni është ta ulni personin dhe pasi të uli pak kokën ti shtypni për rreth 10 minuta vrimën nga del gjak. Gjatë kësaj kohe le të marrë frymë me gojë dhe të gëlltitet.
Hemoragjitë ndahen në hemoragji të parme të hundës (anterior ) dhe të pasme (posterior ).
Tek të parmet gjaku del nga pjesa e parme e hundës kurse tek të pasmet hemoragjia rrjedh nga pas hundës duke bërë që gajku të gëlltitet.
Diagnostikimi i hemoragjive të pasme është i rëndësishëm. Këto lloj hemoragjish kërkojnë një specialist otojatër që të kujdeset për to. Zakonisht shfaqen tek të moshuarit. Kanë lidhje me tensionin e lartë apo me ndonjë traumë të asaj zone.
Tek fëmijët e vegjël hemoragjitë zakonisht janë të parme. Era e thatë apo korret e plagëve në dimër bëhen shkaktar të hemoragjive. Për tu ruajtur prej tyre mire që të lyhen këto zona me një krem zbutës p.sh me krem vazelin. Ose tre here gjatë ditës ose një here para gjumit.
Nëse hemoragjia e hundës prësëritet shpesh mire është të veni tek një mjek otojatër për tu vizituar.
Nëse keni hemoragji të parme (që rrjedh nga vrimat e hundës)
Kapeni hundën me gishtin e madh dhe dy gishtat e tjerë dhe shtrëngojeni duke e shtytur drejt fytyrës. Prisni kështu fiks 5 minuta. Mundohuni ta mbani kokën më lartë se niveli i zemrës. Bëni kompresa me akull (në një qeskë p.sh) mbi hundë apo mbi faqe afër hundës. Pasi hemoragjia të ketë ndaluar që të mos përsëritet mundohuni të mos fshini hundët nga sekrecionet . Mos ngrini pesha të rënda nga toka apo lëvizje të ngjashme. Kokën mundohuni ta mbani mbi nivelin e zemrës (p.sh mund të qëndroni ulur apo shtrirë me jastëk të ngritur. Nëse hemoragjia ju përsëritet mundohuni ti pastroni hundët nga mbetjet e gjakut dhe të përdorni spray dekongjestan 3-4 herë në të dyja vrimat. Bëni përsëri shtypje ndaj vrimave dhe lajmëroni doktorin tuaj.
Kur të lajmëroni patjetër mjekun ?
Nëse hemoragjia nuk pushon apo përsëritet vazhdimisht.
Nëse për shkak të hemoragjisë e njeni veten të këputur.
Nëse hemoragjia më shumë se përpara rrjedh nga pas hundës dhe gëlltisni gjak.
Dr.Nurian Ohri/mjekur24/kohaislame