Ceremonia e dorëzimit të helikopteri të 20-të “ATAK”, i prodhuar me mundësi kombëtare, u dorëzua në Konja.
Helikopteri i 20-të i sulmit dhe taktikës “ATAK”, i prodhuar me mundësi kombëtare, iu dorëzua Forcave të Armatosura Turke në një ceremoni ku merrnin pjesë edhe Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralarmate Salih Zeki Çolak.
Në ceremoninë ku u realizua edhe një fluturim dhe testim goditjeje nga helikopteri ATAK, Ministri Ëshëk iu drejtua pilotëve nëpërmjet radiomarrësit duke i thënë “Allahu fuqisë tuaj i shtoftë fuqinë”.
Helikopteri sulmues kombëtar, “ATAK”, që ka rritur ndjeshëm fuqinë e Forcave të Armatosura të Turqisë falë aftësive të larta manovruese, gjeneratës së re të sistemit të përcaktimit të objektivit, si dhe teknologjisë efektive dhe autentike të armatimeve; është prej gati 2 vjetësh pjesë aktive e operacioneve antiterror të ushtrisë turke në zonat lindore dhe juglindore të vendit.