Të enjten, një tren “Sky Rail”, plotësisht automatik dhe pa makinist i prodhuar nga kompania BYD, i mbushur plot udhëtarë, kaloi ngadalë në hapësirën e Parkut të Ekspozitës së Luleve të qytetit Yincuan të Rajonit Autonom të Ninxia-Huit të Kinës.
Kjo shënon vënien zyrtarisht në përdorim të linjës së parë hekurudhore me një shinë të trenave pa makinistë në Kinë. Treni “Sky Rail” i BYD-së është bërë treni i parë në botë me të drejta plotësisht të pavarura të pronësisë intelektuale dhe pa makinistë që udhëton në një shinë.
Kryeinxhinieri i këtij projekti Wang Faping thotë se treni “Sky Rail” mund të realizojë udhëtimin plotësisht automatik dhe ka shumë funksione, si udhëtimin pa pilot, njohjen e fytyrës etj. njofton CRI.
Kryezyrtari ekzekutiv i kompanisë BYD Wang Chuanfu thotë nga ana e tij se, përveç teknologjisë së re, treni “Sky Rail” i BYD-së ka edhe epërsi për sa i përket kostos së ulët të ndërtimit, funksionimit e të mirëmbajtjes dhe mund të jetë një plotësues efektiv për transportin hekurudhor të nivelit të vogël dhe në mesëm në qytet.