Hebrenjtë fanatikë kanë vandalizuar shumë vetura të palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar dhe kanë shkruar slogane raciste në muret e disa shtëpive, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ka ndodhur përreth njësisë së vendbanimit kolon hebre Pisgat Zeev në lagjen Beit Hanina.
Dëshmitarët okularë thanë se prapa sulmit qëndrojnë anëtarët e grupit radikal hebre “Paguaj Çmimin” (HaKibutsa Lishalem HaKinas), i cili njihet për sulme ndaj pronave të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds.
Në një rast në vitin 2015 në qytezën Duma në afërsi të Nablusit, grupi radikal dogji një shtëpi të palestinezëve, duke shkaktuar vdekjen e foshnjës 18 muajshe Ali Devabishe dhe babait të tij. Ngjarja njihet si një nga aktet më të mëdha terroriste të grupit “Paguaj Çmimin”.