1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haziri mes lotësh: Sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar për media pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Mes lotësh, i pari i Gjilanit ka thënë se sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme.

“Është tronditës lajmi që mesdite sot në Gjilan ka ndodhë, jo vetëm familja Bllaca, por i gjithë Gjilani është në ditë zie. Tragjedia që po kalojmë është nën hetime nga prokuroria e shtetit, forenzika, policia e shteti janë duke e zbardhur, Ju kisha lut që të gjithë ta transmetoni ngjarjen siç ka ndodhë. Është shuar një familje , është tragjedia më e madhe që ka mundur ti ndodhë dikujt, janë familje jashtëzakonisht e ndershme, por jeta dhe problemet që kanë pasur ka shkaktuar këtë tragjedi, dhe zbardhja e rastit na çliron nga kjo dhimbje, kanë qenë njerëz të ndershëm”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë që ka propozuar një ditë zie për tragjedinë që ka ndodhur sot.

Ndryshe, zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit