1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

HAZIRI I PËRGJIGJET KADRI VESELIT PËR ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME

Më të lexuarat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhja e duhur për ngërçin politik që është shkaktuar nga marrëveshja e demarkacionit.

Deklarata e Hazirit vije si kundërpërgjigje ndaj Kadri Veselit, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh drejtues i PDK-së, parti e cila ka koalicion me LDK-në, i cili nuk ka mohuar zgjedhjet e parakohshme në mënyrë që të kthehet normaliteti në vend.

“Unë nuk mendoj se zgjedhjet e reja janë zgjidhje. As zgjidhje e këtyre dy çështjeve që lidhet me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe me Shoqatën e Komunave Serbe”, ka thënë Haziri.

Por, deklarata e Veselit i është dukur deklaratë dhe lëvizje interesante.

“Si Nënkryetar i LDK’së mund të them se është një deklaratë interesante dhe lëvizje interesante politike në të njëjtën kohë. Sepse marrëveshja e koalicionit, apo koalicioni i “Elefantëve’ nuk është lidhur mbi parimin e kalimit të demarkacionit apo asociacionit. Marrëveshja është lidhur për një mandat qeverisës, që merr për obligim rritjen ekonomike, përmirësimin e kushteve dhe jetës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai shton se PDK nuk mundet që e vetme të dërgojë vendin në zgjedhje.

“Vetëm PDK s’mund ta çojë vendin në zgjedhje. Kreu i PDK’së po lyp marrëveshje me partitë politike. Edhe thotë nëse arrihet një marrëveshje me partitë politike dhe aludon më shumë te opozita. Sa i përket LDK’së, ne mendojmë, se zgjedhjet nuk janë rrugëdalja nga situata aktuale”, ka shtuar ai për Express.

Ndryshe, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, për herë të parë ia ka përmendur LDK’së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Këtë ide, Veseli e ka thënë në një intervistë në “Kohën Ditore”, ku ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.

Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit