Neymar është futbollisti që transferimi i tij ka kushtuar më së shtrenjti, ndërsa Eden Hazard me lëvizjen e tij te Real Madridi ka hyrë në ‘top 10’.
Me një kosto prej 100 milionë eurosh, transferimi i Hazard në Real Madrid e ka vendosur atë në mesin e 10 nënshkrimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit.
Real Madrid e kryesoi këtë listë kur ata nënshkruan me Gareth Bale për 101 milionë euro në vitin 2013, por kanë parë rekordin e tyre botëror të thyer shtatë herë që nga ajo kohë.
Në listë gjenden edhe lojtarë tjerë si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho, ndërsa deri vonë ishte edhe Gonzalo Higuain.
Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull me 10 nënshkrimet më të shtrenjta në histori.
10 transferimet më të shtrenjta në histori:
Neymar (Barcelona – Paris Sain-Germain) – 222 milionë euro
Kylian Mbappe (Monaco – Paris Saint-Germain) – 180 milionë euro
Philippe Coutinho (Liverpool – Barcelona) – 120 milionë euro
Cristiano Ronaldo (Real Madrid – Juventus) – 112 milionë euro
Ousmane Dembele (Dortmund – Barcelona) – 105 milionë euro
Paul Pogba (Juventus – Manchester United) – 105 milionë euro
Neymar (Santos – Barcelona) – 103 milionë euro
Gareth Bale (Tottenham – Real Madrid) – 101 milionë euro
Eden Hazard (Chelsea – Real Madrid) – 100 milionë euro
Cristiano Ronaldo (Manchester United – Real Madrid) – 96 milionë euro