1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

HAXHIU ME THIRRJE PËR NËNAT GJIDHËNËSE: VAKSINOHUNI SA MË PARË

Më të lexuarat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dal me një mesazh për nënat gjidhënëse.

Ajo u ka kërkuar atyre që të vaksinohen kundër COVID-19.

Haxhiu ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem te to apo foshnja.

Përndryshe, mesazhi i Haxhiut është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Para një muaji jam bërë nënë për herë të tretë. Ndërsa para një jave jam vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem tek nëna apo foshnja, andaj përmes këtij mesazhi si nënë gjidhënëse ju drejtohej dhe ju bëj thirrje të gjitha nënave që kanë dyshime se a duhet të vaksinohen apo jo. Vaksinohuni sa më parë! Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme”, ka thënë ajo.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit