2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

HAXHI HAFIZ MAHMUT DASHI – Studjues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë

Më të lexuarat

Studjues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë

Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë, shkrijnë në një, veprimtarin edukative të teologut, pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë natyrshëm në personalitetine Haxhi Hafiz Mahmut Dashit nga Tirana.
I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmut Dashi trashëgoi traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të tij, në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar rrezatuese tek mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejtë e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një interpretues i aftë i Kur’anit dhe të Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, deri në vitin 1961, kur u mbyll ky institucion nga regjimi monist, vit në të cilin ndrroi jetë edhe hafizi.
Mahmut Dashi i dha përparësi të veçantë punës edukative me njerëzit, duke nënvizuar se nuk njeri të paedukueshëm, se me njeriun duhet menduar e i gjetur gjuha, që edhe ujku të zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.
Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë, ai nuk mjaftohej vetëm me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës, por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së Kavajës, e cila sot quhet “Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit”.
Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella tek shumë nxënës të tij, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, nëmes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teolog e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Hakil Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.
Veprimtaria atdhetare e Mahmut Dashit është vlerësuar me dekoratën për veprimtari patriotike”, për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
Kështu teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit