3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haxhi Avdyli: Vrasësit e komandat ‘Drinit’, janë në mesin tonë

Më të lexuarat

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli është i bindur se komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha- Drini është vrarë për arsye politike. Ai thotë se vrasësit e “Drinit’ “janë në mesin tonë”.
 
“Ata jetojnë e punojnë në mesin tonë dhe nuk ndihen të turpëruar”, thotë Avdyli për “PrizrenPress”.
 
15 vjet më parë komandati i UÇK-së, Ekrem Rexha- Drini ishte vrarë para shtëpisë. Përkundër një procesi gjyqësor, vrasja e Drinit vazhdon të mbetet enigmatik.
 
Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli thotë ndërkaq, se vrasësit e ‘Drinit’ duhet të dalin para organeve të drejtësisë.
 
“Vrasësit janë politik. Organet e drejtësisë duhet t’i identifikojnë këta vrasës. Ata nuk kanë ardhur nga jashtë, janë në mesin tonë.”
 
“Ne nuk i njohim edhe pse hipotetikisht mund të kenë qenë në përvjetor”, shprehet Avdyli./PrizrenPress./expres/.kohaislame
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit