3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Haskuka: Kam qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për problemet brenda Vetëvendosjes.

Haskuka ka theksuar se ka qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidonte për kryetar të Lëvizjes.

“Unë deri vonë nuk e kam kuptuar problemin brenda VV-së, kam qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar”, ka thënë Haskuka.

Ai ka shtuar se nuk mendon që është shtjerrë debati brenda VV-së, por që më mirë është me debatu brenda suazave që të ndryshohet diçka.

Duke folur rreth të dorëhequrve nga pozitat brenda VV-së, Haskuka theksoi se “çdo person që humbim është problem, dhe jam për atë që mi pas të gjithë brenda Lëvizjes”.

I pari i Prizrenit theksoi se Vetëvendosje nga qytetarët është parë si organizata e vetme për ndryshim në Kosovë.

“Çështja kyçe është me debatu dhe me diskutu sërish se cilat janë kërkesat specifike, dhe kërkesë specifike nuk është që Albini mos mu bë kryetar”, tha Haskuka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit