1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hashim Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën

Më të lexuarat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sapo ka nënshkruar Ligjin për Trepçën, raporton “Zeri.info”.

Thaçi këtë Ligj e ka nënshkruar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vërtetuar se nuk qëndrojnë pretendimet e Listës Serbe për këtë Ligj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, presidenti i vendit, ka thënë se Ligji i ri mundëson ristrukturimin e gjigantit metalurgjik Trepça dhe se ky gjigant metalurgjik do të jetë në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë. HTH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit