0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Shikoni këtë bujari dhe fisnikëri të Allahut…

Më të lexuarat

Teubeja është detyrë e përhershme në ymrin e njeriut, për shkak të nevojës së përhershme që ka njeriu për te në këtë jetë, sepse nuk ndalet së bërit mëkate gjatë jetës së tij. Andaj mëkatet nuk duhet të bëhet shkak që të largojnë nga udhëtimi yt drejt Allahut dhe kthimi kah pendimi. Besimtari nuk duhet të humbë shpresën e as të demoralizohet, sepse Allahu i ka thirrur idhujtarët në pendim, gjithashtu edhe zullumqarët edhe kriminelët.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ (10)

“Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies”. (El-Buruxh: 10).

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Shikoni këtë bujari dhe fisnikëri të Allahut. Ata i kanë vrarë miqtë e Tij, kurse Ai i thërret në pendim dhe falje”. (Ibën Kethiri; 4/ 60).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit