Në Universitetin e Harvardit, një nga universitetet më prestigjioze në botë, nota më e shpeshtë është A, apo sipas sistemit tonë më të lartë të vlerësimit: “10”!
“Rezultati mesatar i nxënësve në Harvard është me të vërtetë ‘A’ . Gjithashtu, rezultati më i zakonshëm në kolegj është ‘A’”, ka thënë presidenti i universitetit, Drew Faust, për revistën studentore “Harvard”.
Sipas kësaj reviste, kjo është dëshmia kryesore se Harvardi “nuk është i rreptë ndaj studentëve ashtu siç disa mendojnë”.
Disa ekspertë thonë se profesorët në Harvard studentëve u japin nota të mira edhe kur nuk e meritojnë dhe kur nuk tregojnë njohuritë dhe gatishmëritë e nevojshme.
Larry Summers, ish-sekretari amerikan i Financave, ka qenë shumë kritik ndaj kësaj marrëdhënieje me studentët në Harvard, qëkur ai ishte drejtues i këtij universiteti.
Pasi dha dorëheqjen nga detyrat e tij në universitet, ai kishte thënë se pothuaj të gjithë studentët këtu diplomojnë me nderimet më të larta.
“95 për qind e të diplomuarve në Harvard mbarojnë fakultetin me notat më të larta dhe me nderimet më të mëdha nga profesorët e tyre”, ka thënë Summers.
Universiteti i Harvardit është universitet privat në Shtetet e Bashkuara, i themeluar më 1636. Ky është institucioni më i vjetër akademik në këtë shtet.
Koleksioni i librave në bibliotekën e Harvardit përmban më shumë se 15 milionë kopje, duke e bërë të katërtin nga pesë “mega-bibliotekat” në botë .
Në zonën e Harvardit dhe në kampus ka klasa, parqe, klub atletike, klub kanotazhi, stadiume, kisha, biblioteka dhe çdo gjë studentët kanë nevojë në jetën e përditshme.
Harvardi është një nga universitetet më të famshëm në botë. Shumë shkencëtarë të famshëm, shkrimtarë dhe politikanë kanë studiuar aty.
Aty regjistrohen disa nga nxënësit më të mirë në SHBA dhe në botë, me rekomandimin e një profesori apo eksperti të njohur. Studenti i Harvardit duhet të jetë i angazhuar në disa aktivitete të jashtme dhe duhet të jetë i pranishëm në çdo ligjëratë. /Telegrafi/