-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Harrohet koduesi i emrave

Më të lexuarat

Ishte munduar që të ruante me besnikëri emrat e koduar të atyre që ishin ose mund të bëheshin pjesë e mbrojtjes së Kosovës. Por, Nezir Tahirin (1951) nga fshati Batllavë i Podujevës e harruan në paqe.
 
“Koduesi i emrave” nuk figuron në listat që i ka shpallur Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, apo të internuarit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Megjithëse këto lista janë fryrë me njerëz të paqenë në UÇK, Neziri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2011, duket se u harrua përjetësisht nga shokët e tij. Statusi i tij është “shuar” me shuarjen fizike të tij.
 
Nezir Tahiri nisi që herët të punonte në ilegalitet. Ndërsa në vitin 1995, siç thonë ish-ushtarë të UÇK-së, bashkë me Zahir Pajazitin po fillonin të koordinonin punët për luftën që i priste. Kishin nisur të bënin regjistrat e atyre që po inkuadroheshin në UÇK, ose atyre që do të ishin të nevojshëm për luftën që do të zhvillohej.
 
Por, kjo nuk duhej zbuluar assesi. As nëse do të ziheshin nga pushtuesi i atëhershëm serb. Listat me emra i kishte shkruar me kode, që nuk do të mund të lexoheshin as nga regjimi serb. Në vend të disa shkronjave shkruheshin numra. Dhe leximi mund të bëhej vetëm nga ai që i kishte kodet e këtij shkrimi.
 
Janë 11 lista që bartin emrat e 197 vetave që i kishe shkruar vetë ai. Më vonë në bashkëpunim edhe me persona të tjerë po formonin listat me emra të atyre që iu duheshin për të bërë luftën e UÇK-së. Kishin zgjedhur persona që i njihnin punët ushtarake.
 
Listat bartnin emrat e atyre që mund të përdornin tanket, topxhinjtë, aviatorët, minuesit e deminuesit, atyre që e njihnin këmbësorinë, që kishin nishan të mirë, rreshterët, ata që dinin të përdornin radiolidhjet, etj. Kishte nga këta persona që gjendeshin edhe në vendet perëndimore.
 
Nuk dihet se kush nga ta iu bashkua luftës së UÇK-së e kush jo. Por listat përmbanin qindra persona të ndarë sipas lagjeve e fshatrave të pjesës së Orllanit, andej nga vepronte edhe ai.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit