0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hariri: Hezbollahu nuk ka aftësinë për të udhëhequr një vend

Më të lexuarat

Kryeministri i Libanit tha në një intervistë se duhet të gjetet një zgjidhje rajonale për armët e Hezbollahut, ndërsa shtoi se “Libani nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim”.

Në një reportazh të dhënë për një revistë që publikohet në Arabinë Saudite, Harir i bëri një vlerësim çështjes duke thënë se “Hezbollahu nuk ka aftësinë për të udhëhequr një vend. Forca vjen nga armët e siguruara nga Irani “.

Ai gjithashtu kundërshtoi deklaratën e Presidentit iranian Hassan Rouhani se asnjë vendim nuk mund të bëhej në Liban pa përfshirjen e Iranit, ndërsa shtoi se “Rouhani nuk mund të ndërhyjë në atë që duam të bëjmë në Liban”.

Duke e bërë të ditur se ai kuptoi deklaratat e ashpra të Arabisë Saudite të bëra ndaj Iranit dhe Hezbollahut dhe se i jep të drejtë këtyre deklaratave, Hariri tha: “Është e drejtë e Arabisë Saudite për të marrë masa kundër lojërave që luan Hezbollahu me stabilitetin e rajonit dhe të Gjirit”.

Ndërkaq në lidhje me luftën civile në Siri, Saad Hariri tha se “Vendimi i Rusisë për të ndërhyrë në Siri nuk ka të bëjë me përmbysjen e Beshar Esadit. Ndërhyrja e tyre në Siri u kërkua pasi Irani dështoi”.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani gjatë pjesëmarrjes së tij në një program televiziv muajin e kaluar kishte thënë se “Roli dhe ndikimi i Iranit në rajon sot është më i fortë në krahasim me të kaluarën. Nuk është e mundur që të merret një vendim në Irak, Siri, Liban dhe Gjirin Persik pa e marr parasysh qëndrimin e Iranit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit