0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haradinaj thotë se taksa ndaj Serbisë mund të jetë e përjetshme

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë mund të jetë në fuqi përjetësisht, nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Para strukturave të partisë në Lipjan, kryetari i AAK-së ka thënë se Kosovës i kushton mos njohja nga Serbia, andaj t’i kushtojë edhe shtetit serb me taksë 100%.

“Ne ja kemi bërë vështirë Serbisë me na njoft, ne vet e kemi vështirësu. Ne kemi pranuar pozicion më pak se shtet i pavarur në tavolinë, ne vet ja kemi bërë të pamundur me na njoft si shtet i pavarur se ne jemi ulë si palë më e dobët, vet kemi pranu me qenë palë e pabarabartë. Ua kemi bërë më vështirë faktorëve ndërkombëtar me na mbrojt. Është dashtë me kthye gjendjen. Tani nuk ka dikush qe nuk e di që Po dialog, po dialogu ka emër – njohja reciproke me kufijtë ekzistues. Tash nuk ka dikush që nuk e di qe e vetmja zgjidhje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, është njohja reciproke në kufij ekzistues”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se taksa mund të mos shfuqizohet asnjëherë.

“Kur është Serbia gati, ne jemi, atëherë e suspendojmë tarifën. Kur është gati me u ulë për njohje, nëse nuk është gati Serbia me na njoft, kjo ne na kushton kur nuk na njeh Serbia, atëherë ka me i kushtu edhe Serbisë, sepse mallrat e Serbisë nuk kanë me u shit në Kosovë. Tarifa mundet me njëjtë përjetësisht derisa nuk na njeh Serbia, nuk jemi duke shit mend, nuk jemi duke treguar arrogancë, ose trimëri, ne na kushton kur nuk na njeh, le ta na kushton dy palëve, edhe atyre. Mos me ta njoft ekzistencën dhe me ta marr tregun askund në botë nuk ka”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku ka thënë se nuk është proces i dështuar.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në shënimin e 19 vjetorit të themelimi i degës së AAK-së në Lipjan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit