Për Lëvizjen Vetëvendosje Haradinaj thotë se “flirton me radikalizmin islam”. Por, shton se nuk ka rrezik nga ky “radikalizëm”, pos që nga ajo që ka parë VV “e ka humbur orientimin”, “logjikën e një force politike që përfaqëson një kauzë”.
“Ne në Kosovë jemi një popull shqiptar në radhë të parë, prej mijëra vjetësh. Të paktën ashtu e besojmë veten. Për aq sa dimë, dëshirojmë të mbesim shqiptarë dhe për aq mijëra vjet sa është e mundur. Kemi identitetin fetar, e kemi shumë aspekte të tjera, por nuk i nxjerrim ato në plan të parë, dhe ato nuk kanë qenë identiteti ynë. Unë i respektoj edhe bashkësitë fetare, besimtarët, të gjithë. S’kam problem. Por, nuk mund të lejoj lëvizje ose mekanizma të caktuar që duan të nxjerrin mbi të gjitha këto identitete”./tg/kohaislame