-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Haradinaj: Nëse Thaçi shkel Kushtetutën në dialog me Serbinë do të shkarkohet

Më të lexuarat

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova ka vijë të kuqe sa i përket temave që do të diskutohen me Serbinë, dhe kush do që e shkel atë sipas tij, shkarkohet.

“Janë shkarkuar president se kanë shkelur Kushtetutën. Kemi vija të kuqe, kemi Kushtetutën, nëse dikush del jashtë kësaj e dini që është shkarkuar presidenti”.

“Konsensusi politik nuk është vetëm me i mbrojtur vijat, por me afirmuar të drejtën tonë”.

Kreu i ekzekutivit, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka shtuar se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë ndarje e as lëvizje territoresh. Ai ka shprehur domosdoshmërinë që të vazhdojë dialogun, raporton EO.

“S’ka ndarje, lëvizje kufijsh mes Kosovës e Serbisë, s’ka destabilizim. Dialogu s’ka alternativë, duhet të vazhdohet. Është e rëndësishme që të përfshihet opozita dhe shoqëria civile”.

Haradinaj ka deklaruar se është në konsulta të vazhdueshme me partitë opozitare lidhur më çështjen e konsensusit nacional politik për fazën e fundit të dialogut me Serbinë. Haradinaj u shpreh së në kuadër të kësaj LDK-ja dhe PSD-ja kanë dhënë sinjale pozitive.

“Kemi një takim institucional, presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, partitë politike. Jemi në konsulta të përbashkëta. Do të jetojmë me efektet e kësaj teme të gjithë, s’guxojmë të bëjmë gabime në një situstë si kjo. Ka sinjale nga LDK e PSD, me Albinin ende s’jam ulur për të diskutuar”.

Haradinaj u ka kërkuar punëtorëve të administratës së gjyqësorit që të ndalin grevën, përmes së cilës po kërkojnë rritje të pagave, dhe të ndihmojnë gjyqësorin në zgjidhjen e lëndëve.

“E kuptoj administratën e gjyqësorit që kërkon paga më të larta. Do t’i zgjedh ligji këto paga. Janë akumuluar dosje me vite dhe u kisha lutur ti kryejnë, mos ta pengojnë gjyqësorin por ta ndihmojë”.

Haradinaj ka folur në konferencë edhe për ligjin për pagat. Ai deklaroi se me këtë ligj vetëm atij i ulet paga, askujt tjetër.

“Askujt nuk i ulët pagat, vetëm njërit po, do të ketë nivelizim të pagave”.

“Është hera e parë që kemi përgatitur raport për te arriturat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Marrëveshjet janë të realizuara pjesshëm, disa fare si ajo e energjisë. E kemi urgjent çështjen e energjisë. Palët kanë shpjegimet e veta, në raport kemi dhënë shkallën reale të zbatimit”.

“Serbia s’ka marrë obligim për pengim në organizata ndërkombëtare por vetëm në iniciativa rajonale, ka dallim. Është e papranueshme ndërhyrja e tyre, kërcënimi shantazhi ndaj qytetarëve serbë të Kosovës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit