-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haradinaj në Kosovë

Më të lexuarat

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që sot në ora 12:00 të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë njoftuar burime të “Zërit”.

Burime nga Tribunali i Hagës kanë bërë të ditur që Haradinaj është liruar nga Tribunali për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Po kështu është bërë e ditur që Haradinaj kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin për shpalljen e vendimit në këtë proces. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit