1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Haraç për të kaluar kufirin

Më të lexuarat

Problemet e mërgimtarëve nuk kanë të ndalur. Përveç se kanë pengesa të shumta për të pritur nga katër orë në pikën kufitare, në Merdare, atyre së fundmi u është kërkuar edhe haraç për të kaluar kufirin.

Megjithëse disa prej mërgimtarëve nuk kanë dashur të deklarohen para kamerave, ata kanë pranuar se doganierët serb u kanë kërkuar deri në 50 euro për të kaluar kufirin.

“Kanë dalë dhe na ka thënë se nëse doni të kaloni kufirin më shpejt, mblidhni së paku nga 25 euro për secilën veturë”, ka thënë mërgimtari i cili nuk ka dashur të identifikohet, raporton KTV.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka theksuar se ai ka reaguar tek zyrtarët e BE-së për këtë çështje. Ai u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit në territorin e Serbisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit