-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Hapsirë për një filxhan kafe

Më të lexuarat

Thuhet se profesori qëndroi para nxënësve, me vehte kishte disa mjete aftësimi.
Kur filloi mësimi profesori duke mos folur asgjë nxori një enë të madhe të xhamit bosh. Filloi duke e mbushur enën e xhamit (me topa të golfit).
Më pas pyeti nxënësit: Se ena e cila ishte në dorën e tij a është e mbushur ose bosh? Nxënësit thanë: është plot.
Profesori e mori një sunduk të vogël të mbushur me guralecë, derdhi brenda enës së xhamit, më pas e tundi fortë derisa u shpërndanë guralecët në vendet boshe ndërmjet topave të golfit. Më pas i pyeti përsëri nxënësit: Se a është ena e mbushur? Nxënësit ranë dakort përsëri se: është e mbushur.
Më pas profesori e mori përsëri një sunduk të vogël të mbushur me rërë. E zbrazi në enën e xhamit. Nuk diskutohet se rëra i mbushi boshllëqet e ngelura në të. Profesori i pyeti përsëri nxënësit: Se a është ena e mbushur? Nxënësit u përgjigjën njëzëri: Se ena është e mbushur.
Më pas profesori e nxori një filxhan kafe. E zbrazi mbi përbërësit brenda enës. Nxënësit qeshën nga veprimi i tij. Pasi që nxënësit u qetësuan nga të qeshurit, filloi profesori bisedën duke thënë: Tani dëshiroj që ta dini se cka është kjo ngjarje.
Kjo enë i ngjason jetës së cdonjërit prej jush.

Topat e golfit imitojnë gjërat e domosdoshme në jetën tënde, si: Fenë tënde, parimet, sjelljen, familjen, fëmijët, shëndetin dhe shokët e tu. Që nëse e humb (cdo gjë) dhe ngelin këto gjëra vazhdon jeta jote, e mbushur dhe e qëndrueshme.

Ndërsa guralecët imitojnë gjërat e rëndësishme në jetën tënde: Punën, shtëpinë makinën…etj.

Rëra imiton gjërat e tjera, ose të themi gjërat e thjeshta. Sikur të kisha vendosur sëpari rërën në enë, nuk do të ngelte vend për guralecët ose për topat e golfit. E gjithë kjo përputhet me jetën tënde aktuale.

Nëse e harxhon kohën dhe mundin tënd për cështje të kota, nuk do të ngelet vend për cështjet të cilat të interesojnë, prandaj duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe para së gjithash për gjërat e domosdoshme, për jetën dhe vendosmërinë tënde, kujdesu për lidhjen me fenë tënde (Islamin). Ji i kujdesshëm ndaj fesë, parimeve dhe karakterit tënd.
Dhuroji dhuratë partnerit të jetës tënde si dhe shprehja atij/asaj dashurinë që ke ndaj tij/saj. Ki besim gjithmonë se do të keshë kohë të mjaftueshme edhe për cështjet e tjera, dhe gjithmonë kushtoji rëndësi topave të golfit së pari, sepse këto janë gjërat të cilat meritojnë që t’i kushtohet më së shumti rëndësi.
Definoji përparësitë, sepse të tjerat janë thjesht: rërë!

Ndërkohë që profesori e përfundoi bisedën, njëri nga nxënësit e ngriti dorën duke thënë: Ti nuk na e sqarove se cfarë imiton kafeja?
(Buzëqeshi) profesori dhe tha: Unë jam i gëzuar që pyete, e hodha edhe kafen që të ua sqaroj juve, se sado që jeta jote të jetë e mbushur plot , do të ngelet hapësirë, për një filxhan kafe.

Përktheu: Merita Rexha/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit