Dy raketa artizanale shpërthyen mbrëmë në afërsi të bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së “Yokota” pranë Tokios.
Askush nuk u lëndua, njoftoi policia.
Në vendngjarje u gjetën dy tuba çeliku, të cilët mund të jenë pjesë e platformave të lëshimit, si dhe bateri dhe tela përcjellës.
Askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin ndaj bazës, megjithatë, sipas mendimit të policisë, ai është vepër e militantëve të një organizate të krahut të majt ekstrem.
Shumë banorë të Japonisë janë shprehur “pro” tërheqjes (largimit) së trupave amerikane nga vendi.