-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hapet në Shkup ekspozita “Nga Konstantinopoli në Stamboll”

Më të lexuarat

Ekspozita “Nga Konstantinopoli në Stamboll”, me fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit 19-të deri në shekullin 20-të, paraqet strukturat mbresëlënëse, jetën e përditshme dhe personazhet e veçanta të Stambollin.
 
 
Pas Sarajevës dhe Tiranës, në Galerinë Ndërkombëtare të Maqedonisë “Mala Stanica” në Shkup, nga dita e sotme deri më datë 30 mars të këtij viti do të jetë e hapur për publikun ekspozita e koleksionit të fotografive të Bosforit nga mesi i shekullit 19-të deri në shekullin e 20-të, me titull “Nga Konstantinopoli në Stamboll”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ekspozita organizohet në kuadër të projektit “Dialogjet Ndërkulturore Artistike Turqi-Maqedoni”, në bashkëpunim të Muzeut “Peras Suna” dhe “Inan Kiriç”, si dhe Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” dhe Shoqatës së Dialogjeve Ndërkulturore Artistike të Stambollit “IKASD”.
 
Drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”, Fejzullah Bahçi, duke theksuar se kjo ekspozitë e rëndësishme u mundësua në bashkëpunim me Muzeun “Peras Suna” dhe “Inan Kiriç”, shtoi se publiku maqedonas do të ketë mundësi të shikojë Stambollin e vjetër të shekullit të 19-të, i cili në atë kohë ishte shumë më ndryshe se Stambolli i sotëm modern.
 
“Ekspozita është shumë e rëndësishme, posaçërisht në aspektin që kemi mundësi ta krahasojmë Stambollin, domethënë Bosforin e shekullit të 19-të ndërmjet Stambollit të sotëm modern dhe për këtë arsye mendoj se kjo ekspozitë ka një dimension të veçantë”, theksoi Fejzullah Bahçi.
 
Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şölendıl, duke theksuar se vlerat e afërta kulturore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë  vazhdojnë të përforcohen edhe më shumë me aktiviteteve kulturore si kjo ekspozitë, deklaroi se, “Pres nga kjo ekspozitë të sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajonin dhe më gjerë”.
 
Koordinatore e Muzeut “Peras Suna”, Zeynep  Ögel, tha se kjo ekspozitë përfaqëson të gjitha pjesët e Stambollit të vjetër, si dhe e turistët që sot vizitojnë Stambolli, befasohen duke e shikuar ndryshimin e Stambollit të atëhershëm me Stambollin e sotëm që është shndërruar në metropol.
 
Ekspozita “Nga Konstantinopoli në Stamboll”, me fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit 19-të deri në shekullin 20-të, me pjesë nga koleksioni i fotografive të Muzeut të “Peras Suna” dhe “Inan Kiraç”, kuruar nga M. Sinan Genim, paraqet strukturat mbresëlënëse, jetën e përditshme dhe personazhet e veçanta të Stambollin, të fiksuara nga mjeshtrit e fotografisë të gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, kohës kur ky art filloi të lëvrohej në Stamboll.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit