-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hapet gara për dy liçensat e fundit 3G

Më të lexuarat

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur nisjen e procedurave për dhënien e dy liçensave të tjera për teknologjinë 3G.

AKEP njoftoi zyrtarisht se dhënia e liçensave do të bëhet me tender dhe vlera minimale për pranimin e ofertave do të jetë katër milionë euro.

Ashtu siç pritej pas dështimit të tenderit për dhënien e liçensës së tretë, Ministri i Teknologjisë së Informacionit dhe AKEP kanë ulur ndjeshëm çmimin dysheme. Në tre tenderët e mëparshëm, çmimi minimal kishte qënë 12.5 milionë euro.
Kjo vlerë u tejkalua nga “Vodafone Albania” dhe “AMC”, që morën dy liçensat e para përkatësisht për 31.4 dhe 15.1 milionë euro. Por, në tenderin e tretë të zhvilluar në muajin shkurt, ofertat ishin shumë të ulta. “Eagle Mobile” ofroi 3.55 milionë euro, ndërsa “Plus Communication” ofroi 2.2 milionë euro.
Megjithë uljen e çmimit minimal, ai është përsëri më i lartë se ofertat e tenderit të fundit, çka nënkupton se qeveria kërkon prej dy operatorëve të ngelur pa liçensa 3G një rritje të vlerës së ofertave.
Këtë herë, në tender do të jepen dy liçensa njëkohësisht, çka do të shënojë finalizimin e procesit të liçensimit për shërbimet 3G.
Brezi 3G mundëson transmetimin e të dhënave me një shpejtësi shumë më të lartë krahasuar me brezin GSM. Hapja e tregut për dy operatorë të tjerë pritet të shtojë konkurrencën dhe të sjellë tarifa më të lira të internetit nëpërmjet rrjeteve celulare.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit