8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hapa drejt suksesit të nxënies… bisedë relaksuese me të rinjtë

Më të lexuarat

Suksesi në përgjithësi është ai çfarë kërkojnë të gjithë, ndërsa konkretizimi i suksesit arsimor të nxënies në veçanti, konsiderohet nga prioritetet e synimeve që ka nxënësi… Ndërkaq çdo sukses ka çelësin përkatës, ka filozofi dhe hapa që duhet t’u kushtohet rëndësi… Suksesi sot është bërë shkencë dhe inxhinieri…
Suksesi është një ide që inicion, ndjenja që inkurajojnë, shtyjnë përpara dhe nxisin, është punë dhe durim që përkthehet me rezultate… Suksesi është një udhëtim…
Udhëto! Për të qenë rinovues, kërkohet emancipim,
Kërkohet ta kyçsh suksesin me çelësin eksplorim.

Do përpiqemi në këtë bisedë të prekim disa nga këto hapa…
Dhjetë hapat për suksesin arsimor:
1. Ambiciet janë thesar që nuk shterojnë: Nuk mund të vrapojë pas suksesit, ai që nuk ka ambicie. Prej këtu vjen dhe konsiderata e ambicies “thesar që nuk shteron”… Ji pra ambicioz dhe shiko drejt altarëve…
Ky është Umer ibn Abdul Azizi, kalifja (udhëheqësi) i pestë i udhëzuar i besimtarëve, që shprehet mbi ambicien duke thënë: “Unë kam ambicie. Lakmova lidershipin dhe e mora, lakmova kalifatin (qeverisjen) dhe e mora. Tani unë jam ambicioz për Xhenetin dhe shpresoj ta arrij atë“.
2. Kontributi (dhënia) është në përpjesëtim të drejtë me marrjen (çfarë të japësh do të marrësh): Suksesi është punë, seriozitet, sakrifikim dhe durim. Kush e pajis ambicien e tij me durim, punë dhe seriozitet, ka për të korrur sukses dhe fryte… Puno, përpiqu dhe shfrytëzoi energjitë që të arrish suksesin, ambicien dhe synimin… Kush tregon seriozitet, e arrin atë që kërkon, kush mbjellë do korrë…
Nëse je i zellshëm, përpiqesh dhe bën durim,
Triumfin do të kesh së fundmi për çmim.
3. Ndryshojë mendësinë në unin tënd: Njeriu ka energji të mëdha dhe të fuqishme, të fshehura brenda tij. Ai thjesht ka nevojë të evitojë prej tyre pluhurin e dobësisë dhe dembelizmit… Ti je më i aftë se ç’imagjinon, je më i fortë se ç’kujton dhe shumë më i zgjuar se ç’mendon… Fshiji nga uni yt të gjitha fjalët negative si “nuk mundem – nuk jam mendjemprehtë” dhe jeho brenda unit tënd vazhdimisht “unë meritoj më mirë – unë jam kreativ – unë duhet të spikas – unë mundem”… Suksesi është ajo çfarë ti vepron, ndërsa ti vepron atë që dëshiron, ndaj duhet që suksesin ta kesh në qendër të vëmendjes dhe ta duash me zjarr. Suksesi është ndjesi, kështu që i suksesshmi e fillon udhëtimin e tij, duke e dashuruar suksesin dhe duke ideuar dhe menduar mbi të dhe për të… Ideo, mendo, dashuro dhe nise udhëtimin tënd drejt synimit tënd…
Kujto: “suksesi fillon në gjendjen shpirtërore të personit”, ndaj duhet të kesh besim të sigurt, se do korrësh sukses – me lejen e Allahut –, nëse do që suksesi yt të bëhet realitet.
4. Të suksesshmit nuk korrin sukses duke qëndruar në vend numëro, duke u zbavitur dhe pritur suksesin. Ata nuk kanë mendësinë, se suksesi është thjesht çështje shansi, por ata e prodhojnë vetë suksesin nëpërmjet punës, seriozitetit, ideve, planifikimit, dashurisë, shfrytëzimit të shanseve dhe duke u bazuar tek arritjet e duarve të tyre.
5. Dështimi është vetëm një ngjarje dhe përfitim përvojash të reja: Mos iu frikëso dështimit, por shfrytëzoje atë, që të jetë për ty një shteg drejt suksesit. Asnjë nuk ka korrur sukses pa mësuar nga shkolla e dështimit… Ky është Edisoni, shpikësi i energjisë elektrike, që para se të përmbushte arritjen e tij të mrekullueshme, bëri 1800 përpjekje që rezultuan të dështuara. Ai nuk ra në pesimizëm, pas dështimit të përpjekjeve të tij, të cilat i konsideroi mësime. Ai mësoi rregulla dhe parime shkencore prej tyre dhe mësoi rrugë, që nuk çonin në shpikjen e energjisë elektrike…
Mbaje në mendje: I vetmi që nuk dështon është ai që nuk punon… Dhe nëse nuk dështon nuk ke për të arritur gjë… Dështimet janë shanse dhe përvoja… Mos ki frikë nga dështimi dhe mos e lejo përpjekjen tënde të dështuar të të bëjë të ndjehesh i kapitulluar…
Dështimi është vetëm një humbje e përkohshme, që të krijon shanset për sukses.
6. Mbushe veten tënde me besim dhe shpresë: Besimi në Allah është themeli i çdo suksesi dhe drita që i ndriçon rrugën poseduesit të këtij besimi, është kriteri i drejtë për të zgjedhur suksesin e vërtetë… Besimi të dhuron forcën startuese dhe pikënisëse drejt suksesit dhe përbën karburantin lëvizës drejt suksesit…
Shpresa është ëndrra, që bën realitet suksesin tonë… Udhëtimi drejt suksesit fillon me shpresën dhe pastaj me përpjekje arrihet realizimi i asaj çfarë shpresojmë…
7. Zbuloi dhuntitë e tua dhe shfrytëzoi ato: Çdo njeri ka dhunti, pasione dhe energji të brendshme, për nxjerrjen, zbulimin dhe zhvillimin e të cilave nevojitet të punojë shumë. Prej dhuntive tona janë: iniciativa dhe kreativiteti, inteligjenca, ideimi dhe planifikimi, si dhe nxënia dhe memoria e fuqishme… Është më se e mundur, që të përkujdesemi për këto dhunti dhe të përfitojmë prej tyre, në vend që t’i lemë ato pa funksion në jetën tonë…
8. Nxënia është kënaqësi… është rruga drejt suksesit: Periudha e arsimimit dhe të nxënit është periudha më e mrekullueshme në jetë, kënaqësinë e së cilës nuk e di askush veç atij që ka kaluar nëpër këtë periudhë dhe ka qenë pjesë e pandarë e saj… Kënaqësia e nxënies dhe arsimimit nuk ka shoqe në jetë, sidomos nëse personazhi i saj lidh midis saj dhe adhurimit… Nxënësi i diturisë është adhurues i Allahut dhe nuk ka më mirë sesa kënaqësia e nxënies, kur ajo është homologe me adhurimin… Nxënia dhe kërkimi i diturisë janë kënaqësi, që kurorëzohen me suksesin dhe kur ato lidhen fort me suksesin, shndërrohen në kënaqësi të vazhdueshme.
9. Të suksesshmit, gjithmonë u besojnë aftësive të tyre për sukses: Besueshmëria në sukses, presupozon hyrjen tënde në betejën e suksesit si fitimtar, me një botë shpirtërore në altar, ndërsa ai që nuk e posedon vetëbesimin, e ka filluar betejën e tij me humbje…
10. Suksesi dhe spikatja = 1% inspirim dhe fantazi + 99% mund dhe përpjekje: Inspirimi dhe fantazia nuk përbëjnë më shumë se 1% të suksesit, ndërsa rruga e vërtetë e suksesit është derdhja e mundit dhe përpjekjes. Ajo çfarë arrin pa mund dhe çmim nuk ka asnjë vlerë…
Mos e mendo lavdinë si një hurmë,
Që e kollofit kur dëshiron.
Atë s’e arrin kurrsesi,
Ai që lëpirjen e durimit s’e provon.
Derdhja e mundit dhe përpjekjes është 99% e suksesit, pra 9/10 ….
Njëmbëdhjetë hapa në përgatitjen e procesin të të nxënit (studimit):
1. Le të jetë synimi yt vetëm për Allahun dhe mësimin e diturisë konsideroje adhurim!
2. Mbaje mend gjithmonë, se suksesi dhe spikatja vijnë prej Allahut, ndërsa shkaqet për to vijnë prej personit!
3. Fshije fjalën “do të” nga jeta jote dhe mos e bëj traditë vonesën!
4. Kujdes nga hamendësimet negative: unë jam dështak – lënda është e vështirë etj…!
5. Ki besim se Allahu do të të japë sukses dhe sakrifiko, duke dhënë shkaqet…!
6. Ji i sigurt mbi rëndësinë e diturisë dhe nxënies së saj!
7. Kujdes nga shokët e këqinj dhe vrasja e kohës!
8. Sistemoji shënimet e tua, që të relaksohesh në nxënien e tyre!
9. Kryeji detyrat që ke dhe studio për çdo ditë…!
10. Ushqehu me ushqimin më të mirë të mundshëm… (zgjidh ushqimet më të mira, ha sa më shumë fruta dhe perime, si dhe distancohu nga ushqimet e shpejta (fast food)…!
11. Asnjëherë mos studio duke qenë i lodhur!

Kujto gjithmonë, se rruga më e mirë për të shfrytëzuar kohën, është të vazhdosh tani!!
Përcakto prioritetet e tua studimore të nxënies në përputhje më kohën që ke në dispozicion.
Vendos një orar ditor-javor për organizimin e kohës dhe prioriteteve.

Dije se aksioma e organizimit të kohës është:
Dëshirë + Objektivizëm + Praktikë + Përpjekje = Kënaqësi

Nga rrugët e forcimit të memories:
1. Së pari kuptimi… Kjo ndihmon në memorizim dhe nxënie…
2. Studio tërë tematikën!
3. Lidhja midis asaj që studion dhe informacionit që disponon, e forcon memorien.
4. Shëndeti në përgjithësi është faktor thelbësor në fuqinë e memories:
Tek shëndeti i përgjithshëm hyjnë: gjumi çlodhës – ushqimi i balancuar – aktiviteti fizik – gjendja shpirtërore optimiste – relaksimi – ndërveprimi me njerëzit…
5. Moralet e interesimit si: gëzimi, dëshira për informacion, rrahja e mendimeve dhe maturia, përqendrimi i vëmendjes; që të gjitha këto janë mjete që forcojnë memorien tënde.
6. Klasifikimi i lëndëve sipas tematikave dhe sipas thjeshtësisë dhe vështirësisë, lehtëson aktivitetin e memorizimit dhe nxënies.
Që të realizosh një memorizim të përpiktë:
1. Dëgjoje me vëmendje veten, teksa po lexon atë që do memorizosh!
2. Kupto, pastaj memorizo!
3. Ndaje tekstin në njësi dhe pastaj memorizo!
4. Shpërndaje memorizimin në disa periudha kohore!
5. Përsërit, përsërit, përsërit!
6. Bazohu në më shumë se një shqisë në procesin e memorizimit!
10 % e memorizimit vjen përmes leximit – 20 % e memorizimit vjen përmes dëgjimit – 30% e memorizimit vjen përmes shikimit – 50 % e memorizimit vjen përmes shikimit dhe dëgjimit së bashku – 80 % e memorizimit vjen përmes leximit, dëgjimit dhe shikimit – 90 % e memorizimit vjen përmes leximit, dëgjimit, shikimit dhe praktikimit.
7. Vizato skicime grafike ose skematike, që i shërbejnë nxënies së lëndës që dëshiron të memorizosh – ngjyros disa skica apo tituj kryesor – mos e vono memorizimin por nxito në të!
8. Luftoje harresën dhe sponsorizoje memorizimin, përmes zellit dhe entuziazmit, relaksimit, fantazisë, lidhjeve dhe linçeve, përsëritjes, konspektit dhe përmbledhjes, nxënies para gjumit etj…!
9. Largoju mëkateve!
Iu ankova Ukias për dobësim të memorizimit,
Ai më udhëzoi të largohem prej mëkatimit!
Urimet më të përzemërta, ju uroj përparim dhe sukses!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit