0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Haniyeh zotohet për tubime kundër pushtimit izraelit brenda dhe jashtë vendit

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Shefi politik i Lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, është zotuar të organizojë protesta në Bregun Perëndimor dhe jashtë vendit kundër pushtimit izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga 30 marsi, palestinezët kanë organizuar tubime përgjatë kufirit të Rripit të Gazës duke kërkuar kthimin e refugjatëve në qytet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për të hapur rrugë për krijimin e shtetit të ri të Izraelit.

Tubimet janë pjesë e një proteste gjashtë javore që do të kulmojnë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70-vjetorin e krijimit të Izraelit, një ngjarje të cilës palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

“Tubimet do të lëvizin në Bregun Perëndimor dhe do të bashkohen me popujt tanë jashtë vendit”, tha Haniyeh, në një takim të organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare në Rripin e Gazës.

Ai tha se palestinezët “do të ngrihen kundër pushtimit izraelit në një rezistencë popullore që filloi nga Gaza”. “Marshimi i kthimit do të jetë qasja e popullit palestinez kundër pushtimit”, tha ai, duke iu referuar tubimeve kundër pushtimit.

Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite që kur protestat filluan muajin e kaluar.

Vëzhguesit besojnë se tubimet synojnë të thyejnë rrethimin prej dekadave të shumta të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe të pengojnë një “marrëveshje të shekullit” të propozuar nga SHBA-të me qëllim që të zgjidhej konflikti i gjatë me dekada midis Izraelit dhe Palestinës.

Megjithatë, deri më tani udhëheqja palestineze ka shprehur refuzimin e kushteve të iniciativës.

Dhjetorin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi njohjen e Izraelit, duke shkaktuar kundërshtime në mbarë botën dhe protesta në territoret palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit