-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hanije: Fraksionet radikale në Gaza duhet të respektojnë armëpushimin

Më të lexuarat

Shefi i qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Haniyeh, u bëri thirrje fraksioneve radikale palestineze të respektonin armëpushimin me Izraelin.

“E vlerësoj respektimin e armëpushimit nga të gjitha palët dhe u kërkoj të veproni në përputhje me marrëveshjen”, deklaroi Haniyeh në një fjalim duke falënderuar Egjiptin për ndërmjetësimin.

“Kemi përgjegjësinë, si një qeveri, të mbrojmë popullin dhe këtë marrëveshje”, theksoi ai.

“Beteja dhe fitorja tregojnë se armiku duhet të mendohet shumë gjatë para se të veprojë”, shtoi ai.

Armëpushimi u respektua ditën e tetë të sulmeve, që shkaktuan 163 të vdekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit