2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hamiti për kodin telefonik: E gjitha që dëgjuat sot ishte mashtrim

Më të lexuarat

Eksperti kosovar i telekomunikacionit, Ismet Hamiti, në “Interaktiv” të KTV-së ka dhënë opinionin e tij rreth kodit telefonik, që sot e ka pranuar Kosova (+383). Ai ka treguar se pozitën e fundit që ka pasur në ITU, ka qenë koordinues i zhvillimit të telekomunikacionit, sipas tij “për gjysmën e popullatës së këtij globit. Prandaj atë që do ta them e mbështes në përvojën time”.

Ai ka thënë se e gjitha që është dëgjuar sot në komunikata e njoftime të Qeverisë s ëKosovës kanë qenë mashtrime dhe show, transmeton Koha.net.

“Gjithë ajo që keni dëgjuar sot është mashtrim, përpjeke e show i turpshëm i Qeverisë së Kosovës për të mashtruar kosovarët. Kodi që flasin ata nuk është as kod shtetëror as i Kosovës. ITU nuk e njeh në asnjë formë Kosovën, zyrtarët e Kosovës nuk mund të kalojnë as portën e ITU-së”, ka thënë Hamiti.

Eksperti Hamiti ka ripotencuar përsëri sikur në intervistat tjera se ky është kod gjeografik dhe i është ndarë Kosovës, sikur krahinë.

“Skema është që kodi të jetë i Serbisë. Flitet për një kod që është i është ndarë Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, pra gjeografik. Këta që flasin për kodin shtetëror, nuk kanë krijuar identitet me këtë kod”, potencoi Hamiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit