Për herë të parë në Gjermani qeverisja e një landi ka nënshkruar marrëveshje shtetërore me myslimanët.
Me marrëveshjen e firmosur në Landin e Hamburgut feja dhe besimi i myslimanëve garantohen me kushtetutë.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë është organizuar në pallatin historik të bashkisë. Në emër të qeverisjes vendore marrëveshjen e firmosi Kryeministri i Landit, Olaf Sholz (Olaf Scholz).
Kurse në emër të myslimanëve marrëveshjen e nënshkruan përfaqësuesit e Unionit Islam Turke të Punëve Fetare, Shoqatës së Këshillit të Lartë, Unionit të Qendrave Kulturore Islame dhe Komunitetit Alevian.
Marrëveshja është arritur pas një procesi të gjatë 5-vjeçar bisedimesh dhe negociatash. Marrëveshja u firmos në Hamburg veç e veç nga 3 komunitete islamike dhe komuniteti alevian.
Marrëveshja do ti dërgohet parlamentit vendor dhe pritet të miratohet deri në fund të këtij muaji. Marrëveshja nuk sjell të drejta të reja për myslimanët e këtij landi.
Por me anë të marrëveshjes garantohen të drejtat si ajo e pushimit në festat fetare të bajramit, arsimi fetar, ushtrimi i besimit dhe shërbime për varrosjen e besimtarëve myslimanë sipas fesë islame, ndërtimi i faltoreve dhe vendeve të kultit.
Në fjalën e rastit që mbajti në ceremoni, Kryeministri i Landit, Olaf Sholz tha se marrëveshja përbën një progres shumë të rëndësishëm për politikat integruese. “Me këtë marrëveshje ne pranojmë zyrtarisht që Islami jeton në qytetin tonë”, shtoi ai.
Shloz e cilësoi si një gur kilometrik marrëveshjen në fjalë duke shtuar se marrëveshja tregon respektin që tregohet ndaj myslimanëve.
Kurse përfaqësuesit e shoqatave islame thanë se marrëveshja ka një rëndësi të madhe simbolike dhe e cilësuan si historike ditën e nënshkrimit.
Më herët marrëveshja ishte nënshkruar me komunitetet protestante, katolike dhe çifute. Marrëveshja myslimanëve u njeh të drejta të barabarta me grupet e tjera fetare.
Në Hamburg jetojnë afërsisht 130 mijë myslimanë.kohaislame