13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hamburgu drejt rrënimit, pasojat i vuajnë Mavraj & Co

Më të lexuarat

Është një nga të paktat klube në botë që nuk e ka provuar shijen e kategorisë inferiore, mirëpo këtë edicion duket se është e pashmangshme diçka e tillë.

Hamburg po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e vet si klub dhe, së fundmi, penalizmi i disa lojtarëve kryesorë po bën që klubi të humbasë jo vetëm sportivisht nga performancat e tyre, por edhe nga ana monetare.

Braziliani Uallas ishte ndër të parët futbollistë të Hamburgut që u dënuan dhe u dërguan në skuadrën e 21-vjeçarëve. Mirëpo, nëse për afrimin e tij, Hamburg pagoi 9 milionë euro, tashmë vlera e sulmuesit është përgjysmuar.

Mavraj

Gjithashtu, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Qendërmbrojtësi, pas angazhimit me Kombëtaren për miqësoren kundër Norvegjisë, në momentin e mbërritjes në Gjermani, iu komunikua kalimi në skuadrën e 21- vjeçarëve.

Së fundmi, në përditësimin e vlerës së futbollistëve nga faqja e specializuar për të bërë përllogaritjet e vlerës së tyre, “transfermarkt.de”, shqiptari kushton gjysmën e vlerës, vetëm 1 milion euro. Dëmtim për karrierën e futbollistit, por drejtuesit e Hamburgut po dëmtojnë edhe vetë arkat e klubit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit