-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Hamasi mohon bisedimet me Izraelin për këmbimin e të burgosurve

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Grupi palestinez i Hamasit ka mohuar sot raportet për bisedime me Izraelin për këmbim të të burgosurve, raporton Anadolu Agency (AA).

Reagimi i Hamasit vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tha të mërkurën se qeveria e tij ka qenë e përfshirë në përpjekje të fshehta diplomatike, për të liruar katër izraelitët të cilët mbahen në Rripin e Gazës që nga viti 2014.

Ky informacion doli në publik gjatë takimit të Netanyahut me familjen e njërit prej izraelitëve, për të cilin nga qeveria izraelite thonë se mbahet nga Hamasi në territoret palestineze.

Në kumtesën e Hamasit, thuhet se deklarata e Netanyahut “është një fabrikim dhe gënjeshtër për të mbuluar dështimet e tij gjatë menaxhimit të kësaj çështjeje”.

Vitin e kaluar brigada Ezzedine al-Qassam, që është krahu i armatosur i Hamasit, tha të ketë pranuar një ofertë izraelite për këmbim të të burgosurve.

Izraeli thotë se dy ushtarët dhe dy civilët izraelitë, që nga viti 2014 mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës, më saktësisht, nga koha kur Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse mbi territoret palestineze.

Hamasi ka refuzuar të konfirmojë pohimet izraelite, megjithatë, njëkohësisht kërkon lirimin e dhjetëra të burgosurve palestinezë, të cilët Izraeli i arrestoi për herë të dytë, pasi fillimisht ishin liruar, si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi të ndërmjetësuar nga Egjipti në vitin 2011.

Sipas Ministrisë palestineze për Çështjen e të Burgosurve, mbi 6.500 palestinezë, përfshirë 350 nga Rripi i Gazës, vazhdojnë të vuajnë në mjediset e burgimit në të gjithë Izraelin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit