2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Hamasi mbetet aktori kryesor në Gaza

Më të lexuarat

Për dallim nga Fatahu dhe presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, Hamasi nuk dëshiron të iniciojë në OKB iniciativën për shtetësi, madje as të mendojë për mundësinë e negociatave me Izraelin. Opsioni ushtarak mbetet opsioni i vetëm për Hamasin. Izraelitët nga ana e tyre janë të vendosur, në veçanti pasi që po përballen me paqartësitë e Pranverës Arabe, që të demonstrojnë se janë në gjendje të mbrojnë interesat e tyre, në veçanti atëherë kur sfidohen.
Konfrontimi mes Hamasit dhe Izraelit është një pervoje i vjetër. Por versioni i zymtë të cilin po e shohim tani-me sulmet ajrore të Izraelit dhe vrasjen e një zyrtari të lartë të Hamasit-përmban në vete skena të reja dhe shqetësuese, me raketat e Hamasit, në veçanti ato me rreze të gjatë veprimi, Fajr5, të shkrepura drejtë Tel Avivit, . Megjithatë, ka shpresa se kjo pervoje nuk do të shndërrohet në tërësi në një film të tmerrit dhe lemerisë. Dhe Egjipti mund të jetë çelësi.

Hera e fundit kur Izraeli dhe Hamasi u përplasën, në vitet 2008 dhe 2009, rezultati i këtij konflikti ishte 1400 palestinezë të vrarë. Gjatë konfliktit u shkatërrua një pjesë e madhe e Gazës. Me strategji dhe qëllime politike diametralisht të kundërta, konfliktet mes Izraelit dhe Hamasit janë ngjarje që gjithmonë pritet të ndodhin, transmeton CNN, citon Express.

Një nga arsyet e shpërthimit të konfliktit të ri është numri i madh i sulmeve me raketa,750 sosh këtë vit, të ndërmarrë nga një numër i madh i grupeve më të vogla militante, të cilat Hamasi nuk mundet, apo nuk dëshiron ti kontrollojë, grupe këto të cilat tani po veprojnë me një vetëbesim më të madh. Një nga këto grupe, Jaysh Al Islam, me gjasë ka luajtur rol edhe në sulmin e ndërmarrë më 8 gusht, si pasojë e të cilit u vranë 16 ushtarë egjiptianë në Sinai.

Duke pasur parasysh konkurrencën e re, Hamasi nuk mund t’i lejojë vetës që të tërhiqet dhe t’ia lëshojë fushën aktorëve të ri. Kjo nënkupton se Hamasi duhet të garojë me këto grupe apo duhet të bëjë përpjekje ti vendos ato nën kontroll. Dhe është vështirë që Hamasi të veprojë si një polic i Izraelit, për të frenuar grupet më të vogla militante. Pas të gjithave, një nga arsyet e vetë ekzistencës së Hamasit është lufta e armatosur kundër Izraelit, nga e cila nuk mund të heq dorë.

Hamasi mbetet aktori kryesor në Gazë. Për dallim nga Fatahu dhe presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, Hamasi nuk dëshiron të iniciojë në OKB iniciativën për shtetësi, e as madje të mendojë për mundësinë e negociatave me Izraelin. Opsioni ushtarak mbetet opsioni i vetëm për Hamasin.

Izraelitët nga ana e tyre janë të vendosur, në veçanti pasi që po përballen me paqartësitë e Pranverës Arabe, që të demonstrojnë se janë në gjendje të mbrojnë interesat e tyre, në veçanti atëherë kur sfidohen.

Vrasja e udhëheqësit të krahut luftarak të Hamasit, Ahmed Al Jabari, të cilin Izraeli së paku edhe një herë më herët e kishte vënë në shënjestër, ishte manifestim i këtij pozicionimi pro-aktiv.

Kur kjo kombinohet me trysninë ndaj qeverisë së Izraelit, që po ushtrohet nga komunitetet të cilat i janë të ekspozuara sulmeve me raketa, të mos përmendim zgjedhjet në janar, atëherë kemi të gjithë përbërësit, që e shtyjnë Izraelin që të ndërmarr një kundërpërgjigje të vendosur. Gjithashtu, duke pasur parasysh krizën bërthamore me Iranin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i interesuar të dëshmojë se Izraeli është në gjendje të frenojë kërcënimin nga Gaza dhe të përballet me sukses me të.

Por përkundër faktit se sa e keqe dhe e rëndë duket situata, logjika dhe vetë-interesi sugjerojnë se situata do të de-eskalojë. As Izraeli, e as Hamasi nuk janë të interesuar që të përsëritet konflikti si ai në vitet 2008-2009. Lufta nuk i zgjidhi problemet atëbotë, e nuk do ti zgjidh as tani. Izraelitët nuk dëshirojnë, që të zhytën në një rrëmujë ushtarake dhe politike në Gazë, e cila do të komplikonte edhe më shumë marrëdhëniet e Izraelit me Egjiptin.

Qeveria e presidentit të Egjiptit, Mohammed Morsi, ka ndërmarrë hapa për të përkrahur palestinezët: me retorikë të ashpër, me tërheqjen e ambasadorit nga Izraeli, thirrjen e takimit të Ligës Arabe, ngritjen e çështjes së Gazës në OKB dhe me dërgimin e kryeministrit në Gazë. Por as Egjipti nuk është i interesuar për eskalimin e konfliktit.

Egjipti gjithashtu ka edhe prioritete tjera, siç është ndihma ekonomike. Sa më shumë që të zgjatë konflikti dhe sa më i madh që të jetë numri i viktimave, Morsi do ta ketë shumë më vështirë që të luaj një rol më pozitiv.

Kokat e ftohta duhet të triumfojnë. Egjipti duhet të ushtrojë trysni ndaj Hamasit që të kontrollojë grupet më të vogla dhe të rivendosë armëpushimin, ndoshta në shkëmbim të një kufiri më të hapur me Gazën dhe të përkrahjes më të madhe politike nga Turqia dhe Katari, ndërsa SHBA duhet të kërkojë përmbajtje nga Izraeli. Por kjo është Lindja e Mesme, ku filmat zakonisht nuk kanë përfundim fatlum. /Telegrafi/

*Opinionet e shprehura ne artikull shprehin qendrimet e publikuesit dhe asesi nuk paraqesin domosdoshmerisht edhe qendrimet e redaksise kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit