Ismail Haniyeh, kreu politik i Hamasit, tha se demostratat do të vazhdojnë deri në heqjen e bllokadës ndaj Gazës
Lideri i krahut politik të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh ka thënë se demonstratat paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”, të cilat mbahen në Rripin e Gazës, nuk mund të ndalen me zgjidhje të pjesshme dhe se ata nuk do të pranojnë asgjë tjetër përveç heqjes së bllokadës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e mbajtur gjatë varrimit të 18 vjeçarit Mahmud Ata Afifi, një nga shtatë personat e vrarë gjatë demostratave të djeshme, Ismail Haniyeh, kreu politik i Hamasit, tha se demostratat do të vazhdojnë deri në heqjen e bllokadës ndaj Gazës.
Ai përshëndeti çdo përpjekje që bëhet për heqjen e bllokadës së Gazës.
Gjatë demonstratave paqësore në Rripin e Gazës, të mbajtura të premten, erdhi deri tek ndërhyrja e ushtrisë izraelite me ç’rast u vranë 7 palestinezë dhe u plagosën 154 të tjerë.
Palestinezët nga 30 marsi në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë demonstrata paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”.
Ushtarët izraelitë përdorin municion kundër civilëve, të cilët kërkojnë të kthehen në territorin nga i cili u dëbuan dhe heqjen e bllokadës së imponuar ndaj Gazës në vitin 2006.
Më shumë se 200 palestinezë u vranë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë gjatë demonstratave të 30 marsit ndërsa mijëra u plagosën.