-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Hamas: Po afrohet dita kur Izraeli do të paguaj dënimin

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Lëvizja palestineze Hamas me rastin e 30 vjetorit të themelimit të saj porositi se po afrohet dita kur Izraeli do të paguaj dënimin për të bërat ndaj palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dënimi i tyre është gjithnjë e më i madh për shkak të sulmeve të tyre ndaj popullit palestinez dhe vendeve të tyre të shenjta. Po afrohet dita kur Izraeli do të paguaj për të bëmat e tij”, theksohet në deklaratën e Hamasit.

Kjo organizatë përsëriti premtimin e dhënë popullit palestinez se do të mposhtin Izraelin dhe ushtrinë e tij.

“Sot u premtojmë, por edhe kërcënojmë Izraelin. Popullit tonë i premtojmë se do të ngadhnjejmë dhe do të jemi edhe më të fortë ndërsa Izraelit i themi se është afruar koha që të paguani dënimin”, thuhet më tej në deklaratën e Hamasit.

Në fund shtohet se Kudsi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës.

“Kudsi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës. Nuk ka ndarje në perëndim dhe lindje, i tërë qyteti u përket arabëve dhe islamit”, përfundon komunikata.

Organizata Hamas çdo 14 dhjetor shënon përvjetorin e themelimit të saj.

Hamasi u formua në vitin 1987, kurse në mesin e themeluesve ishte edhe Sheiku Ahmed Yasin dhe krerë të Vëllazërisë Muslimane. Pesë vite më vonë u formua edhe krahu ushtarak i lëvizjes, i cili mori emrin Brigada Izz ad-Din al-Qassam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit