1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Haliti: Murat Jashari është i sëmurë psikikisht

Më të lexuarat

 

Në një intervistë për RTV 21, i pyetur nëse e ka ndërmend të ngris padi ndaj atyre që po e akuzojnë për disa vrasje të pasluftës, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se nuk e ka ndërmend të ngris padi për njerëz të çmendur të cilët, sipas tij, nuk i ka kap as ligji.

“Personalisht për të hyrë në padi me njerëz që janë të sëmurë psikikisht nuk kam dashur sepse ata nuk i kap as ligji”-u shpreh Haliti, raporton OraInfo.

Ai shprehet se nuk e ka ndërmend t’i kthejë përgjigje as Murat Jasharit,vëllait të komandant Kumanovës. “Murati është i sëmurë psikik dhe ata që ia kanë shkruar pyetjet duhet të japin përgjigje. Dikush qëndron prapa tij sepse Murati as që din të shkruajë, por nuk e di se kush”-theksoi Haliti.

Një prej njerëzve më të fuqishëm në skenën politike të Kosovës thotë se frika që kanë njerëzit nga ai është për shkak të një fushate siç thekson të egër kundër tij. “Nuk e di, s’më ka ndodhur të më thotë se po frikohem prej teje. Por, ka qenë një fushatë e egër 15-vjeçare kundër meje dhe njerëzit me siguri duke lexuar e dëgjuar e kanë atë mendim. Por,nuk e besoj se ata që më njohin kanë frikë prej meje”-ka thënë Haliti.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit