0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Halil Matoshi: Sot jam me Lëvizjen Vetëvendosje!

Më të lexuarat

Analisti, Halil Matoshi po e përkrah thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje për demonstrata.

“Shqiptarët duhet të ngrihen në demonstrata qytetare dhe të kërkojnë largimin e Gruevskit.

Këto demonstrata duhet të mbahen në Shkup. Qendra politike e shqiptarëve është Shkupi. Gruevski rrëzohet në Shkup e jo në lagje e fshatra të Kumanovës.” – thërret VV.

 
Lexoni postimin e Matoshit në rrjetin social Facebook:
 
“Lufta” në Kumanovë ishte pa krye dhe pa qëllim të qartë, grupet misterioze rebele nuk i ndihmojnë zgjidhjes se problemit të shqiptarëve në FYROM.
 
Të shtënat në Kumanovë po e shpëtojnë Qeverinv e Gruevskit dhe Ahmetit, prandej shqiptar kujdes! Bashkimi me qytetarinë aktive maqedonase kundër Qeverisë është rruga e vetme e drejtë! secili plumb i shkrepur aktualisht dëmton jo vetëm pozitën e shqiptarëve në FYROM por edhe REpublikën e Kosovës.
 
Prandej, jam me VV-në!!!
 
Sa i përket Republikës së Shqipërisë – e lini të qetë – boll i ka sfidat e veta transicionale – me u ba shtet modern dhe me iu bashkue BE-së.
 
Vetëm kjo Shqipni u duhet shqiptarëve!”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit