0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haleh Banani: Nëse të tjerët i shikoni si të sinqertë, simpatik dhe persona të besueshëm, do të thotë se jeni të mbushur me ato cilësi

Më të lexuarat

Mënyra si e shikoni botën e pasqyron brendinë e mendimeve dhe ndjenjave tuaja.

Nëse të tjerët i shikoni si të sinqertë, simpatik dhe persona të besueshëm, do të thotë se jeni të mbushur me ato cilësi. Bile edhe në qoftë se keni përvoja të pakëndshme dhe e vazhdoni jetën me kujdes, por fortë mbaheni për litarin e optimizmit që shpie drejtë Allahut.

Nga ana tjetër, nëse brendia jonë është e mbushur me dyshime, zili dhe zemërim, ne i shfaqim të gjitha këto tipare tek njerëzit përreth nesh. Madje edhe nëse e shijoni devotshmërinë, harroni atë sepse është përjashtim, dhe akoma më keq, ju mendoni se ekziston ndonjë motiv i fshehur. Pyetja kyçe, A jemi të vetëdijshëm për gjendjen e zemrave tona, ndjenjave dhe mendimeve të brendshme ose thjeshtë gjykojmë gjithçka përreth nesh?

Të mendosh gjithçka më të mirë për të tjerët është një nga përvojat çliruese. Praktikoni këtë cilësi për çdo ditë me të dashurit, miqtë dhe kolegët tuaj. Trajnoni zemrën tuaj për të hulumtuar të mirën tek të tjerët.

Përgjegjësia: Kjo nuk ka për qëllim t’i inkurajojë të tjerët ta tolerojnë dhunën në çfarëdo forme, të qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme ose të privohen nga çdo mundësi. Thjesht ushtrohuni për ta pastruar zemrën tuaj nga përbuzja, në mënyrë që të përjetoni një nivel të ri qetësie dhe kënaqësie.

Autore: Haleh Banani

Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit