1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Halbauer: Këtë vit vendoset nëse FSK do të jetë ushtri

Më të lexuarat

Ndonëse gjendja e sigurisë ka ndryshuar rrënjësisht ka ende potencial konflikti. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Halbauer ka thënë se KFOR-i do të vazhdon të kujdeset për sigurinë në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet asnjëherë ndikimi i veprimeve, aksioneve dhe proceseve në rajonet fqinje ndaj Kosovës. Sipas tij kjo u pa edhe me rastin e zhvillimeve të fundit në Luginë të Preshevës.

Sido që të jetë KFOR-i është i përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme dhe i përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në veri të Kosovës.

“Ngjarjet e fundit me dëmtimin e varrezave të qytetarëve serbë në Kosovë, treguan, se potenciali i konfliktit ende ekziston. Këto zhvillime natyrisht që paraqesin rrezik për sigurinë. Ndaj unë vetëm dua t\’u apeloj të gjithëve, veçanërisht atyre që mbajnë përgjegjësi politike, që të tregojnë kujdesin e duhur me deklaratat e tyre dhe me veprimet e tyre, për të mos i trazuar zhvillimet shumë të dukshme pozitive të muajve të fundit”, tha Halbauer.

“Ndonëse me fundin e së ashtuquajturës pavarësi e mbikëqyrur nga perspektiva e Kosovës ka ndryshuar diçka vendimtare, për mua si komandant i KFOR-it gjendja nuk ka ndryshuar, sepse ne jetojmë të gjithë në botë të ndryshme, ka të paktën dy botë: Njëra është bota e Rezolutës 1244, në të cilën jeton KFOR-i duke përmbushur detyrën e tij, me qëllim që të vazhdojë të mbështesë me paanësi zhvillimet e mëtejshme në Kosovë. Bota tjetër është realiteti, që nuk mund të injorohet, pra është pavarësia e Kosovës”, tha komandanti i KFOR-it.

Halbauer duke folur për FSK-në theksoi se çështja nëse kjo organizatë do të shndërrohet njëherë në ushtri, do të vendoset me siguri gjatë këtij viti.

“Ndërkohë në Kosovë po bëhet një hulumtim dhe në fund do të prezantohet rezultati. Angazhimi i KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë për aq kohë sa kjo do të jetë e nevojshme”, tha komandanti i KFOR-it.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit