-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Hakohet DailyMotion, vidhen 85 milionë llogari të përdoruesve

Më të lexuarat

Platforma e njohur e videove DailyMotion është hakuar dhe dhjetëra miliona të informacioneve të përdoruesve janë vjedhur.

Raportohet se të hënën, dje, janë vjedhur 85.2 milionë llogaritë e përdoruesve të DailyMotion, transmeton Koha.net.

Informacionet e vjedhura përfshijnë 85.2 milionë e-mail adresat dhe emrat e përdoruesve, si dhe 20 për qind të llogarive (mbi 18 milionë përdorues) u janë vjedhur fjalëkalimet.

Nëse jeni njëri nga këta 18 milionë përdorues të cilëve u është vjedhur fjalëkalimi, ju këshillojmë që ta ndryshoni fjalëkalimin menjëherë. Po ashtu, veproni njëjtë edhe në llogaritë e tjera nëse keni përdorë fjalëkalimin e njëjtë.

LeakedSource ka shtuar të dhënat e vjedhura të DailyMotion në indeksin e saj të kërkimit, kështu që mund të kontrolloni nëse llogaria juaj është hakuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit