-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hakmerret Rusia, sanksione edhe ndaj Kanadasë

Më të lexuarat

Moska është zotuar se do të hakmerret ndaj Kanadasë, pasi kjo e fundit ka njoftuar për sanksione financiare dhe kufizime për 30 rusë, të lidhur me informatorin po ashtu rus, vdekja e të cilit në vitin 2009 dhe krimet që ai ka zbuluar, kanë ngacmuar Kremlinin.

Lista e Kanadasë, e lëshuar nga Ministria e Jashtme, pasqyron listën pothuajse të ngjashme me atë të SHBA-së, pas miratimit të Ligjit Magnitsky në vitin 2012.

Më herët, gjatë vitit, Kanadaja ka miratuar versionin e saj të ligjit, që siç ndodhi edhe me SHBA-në, u kritikua ashpër nga Rusia.

Kreu i komitetit të hetimeve, Aleksandr Bastrykin, është njëri ndër emrat kryesorë që përmenden në listën e Kanadasë, por në listë po ashtu përmenden edhe disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së taksave.

Në listë figurojnë edhe emrat e disa zyrtarëve të Venezuelës, përfshirë presidentin Nicolas Maduro.

Zyrtarët rusë, në vazhdimësi kanë paralajmëruar se ata do të hakmerren nëse Kanadaja fuqizon sanksionet. Në një kumtesë në faqen online të Ministrisë së Jashtme, zëdhënësja Maria Zakharova kishte kërcënuar Ottawan, pasi që lista me emrat rus ishte publikuar.

“Kjo e nxit pyetjen: Çka shpreson të marrë Ottawa të marrë nga kjo? A mendojnë ata se me të vërtetë po i bëjnë presion Rusisë? Apo, ata vetëm po i kënaqin ambiciet e tyre?”.

“Nëse partnerët tanë duan të luajnë lojën e sanksioneve, atëherë në jemi të detyruar t’u përgjigjemi. Edhe pse ne preferojmë rrugën e bashkëpunimit konstruktiv për çështje që janë të rëndësishme për njerëzit e të dyja vendeve”, ka shtuar Zakharova.

Ambasada ruse në Ottawa, ka lëshuar një deklaratë, ku i ka quajtur sanksionet “absolutisht të pakuptimta”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit