0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hakerët rusë sulmojnë kompjuterët e Shtëpisë së Bardhë

Më të lexuarat

Sipas CNN, Shtëpia e Bardhë ka rënë pre e një sulmi të hakerave rusë, të cilët kanë dhunuar sistemin e saj informativ, duke vendosur në rrezik serioz sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
 
CNN, duke cituar burime nga ana e zyrtarëve që po merren me hetimet, hakerat kanë mundur të hyjnë në këtë sistem dhe kanë zotëruar të dhëna të ndjeshme nëpërmjet asaj që njihet si Foggy Botton. Ata kanë mundur të marrin në kohë reale axhendën jo publike të Presidentit Barack Obama.
 
Nga ana tjetër, këshilltari i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë mohon: “Nuk konfirmojmë që sistemi i sigurisë është prekur”. Hakerët rusë kanë mundur të hyjnë në rrjetin e departamentit të shtetit gjatë muajve të shkuar. Vetë Presidenca amerikane e ka pranuar herën e kaluar këtë fakt, duke treguar se nuk kishte pasur asnjë pasojë nga sulmi i mëparshëm, i ndodhur në tetor.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit