Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Në një video të siguruar nga Indeksonline, mund të shihni se si dy persona ndalojnë tek një makinë e markës GOLF 5 e cila është e parkuar dhe në shpejtësi pasagjeri që ka një kapele në kokë del dhe ia thyen xhamin, duke vjedhur një çantë që ndodhej në ulësen e parë.
Ndryshe vjedhjet vazhdojnë të jenë një fenomen tejet shqetësues për qytetarët e Kosovës, duke u cenuar atyre edhe sigurinë.